Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, sa parashikohet të arrijnë temperaturat

Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, sa parashikohet të arrijnë temperaturat

Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Ditën e sotme do të ketë alternime të vranësirave dhe motit të kthjellët. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7m/s, duke krijuar në brigjet detare 3 ballë. Top Channel