Ish-opozita refuzon edhe Konjufcën: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e parakohshme

Ish-opozita refuzon edhe Konjufcën: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet e parakohshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatarin e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re. Megjithëse emri është ndryshuar nga kjo lëvizje, ish-opozita ka bërë të ditur se nuk do ta votojë as Konjufcën për formimin e qeverisë. Vetë Konjufca deklaroi para gazetarëve se, në rast të formimit të qeverisë së re, ajo do të jetë afatshkurtër, pasi sipas tij, Kosova duhet t’i miratojë disa projektligje të rëndësishme, si ai për buxhetin dhe ai për Planin e Rritjes nga Bashkimi Evropian. “Ideja është të krijojmë një qeveri të re për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme dhe për të bashkëpunuar me partitë parlamentare, në mënyrë që Kosova ta ketë buxhetin për vitin 2026”, deklaroi Konjufca. Megjithatë, edhe...