Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Debate në Kuvend pas deklaratës së Berishës, miratohen ligjet kundër ndërtimeve pa leje dhe bonusi për pensionistët
Seanca plenare që u mbyll pa u shqyrtuar të gjitha pikat për shkak të debateve që shkaktoi deklarata e Berishës kundër ambasadorit të BE-së, miratoi paketën ligjore me tre akte normative kundër ndërtimeve pa leje. Aktet u miratuan me nga 77 vota pro. -Akti normativ nr. 7, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 28 Kundër. -Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 21 Kundër. -Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007,...