Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Triumfi i Mamdanit goditje për Trump?/ Bushati flet për “rrezikun” e modelit Mamdani: Mund të rrisë Trump-in nëse…
Andi Bushati, ka folur për zgjedhjen e socialistit, Zohran Mamdani si kryebashkiak i New York. Bushati tha se edhe pse zgjedhja e tij shihet si një goditje për Trump, nëse Mamdani do të dështojë me premtimet e tij të majta, gjë që ka mundësi të ndodhë pasi është i rrethuar nga “establishmenti oligarkik”, kjo do të forconte populistët dhe për rrjedhojë Trumpin. “E majta u fut në një krizë të thellë. Hoqi kontradiktën klasore, u mundua të bëhej mbrojtëse e homoseksualëve, minoriteteve, për të shmangur kontradiktën, të pasur dhe të varfër. Prandaj e majta u fut në krizë. Mamdani, është ardhje në fondamentin e të majtës, që e majta perëndimore dhe sidomos amerikane e ka tradhtuar, kthimi në kontradiktën klasore, të pasur dhe të varfër. Po...