Pas vendasve italianëve, golat në Serie B i shënojnë më shumë shqiptarët

Pas vendasve italianëve, golat në Serie B i shënojnë më shumë shqiptarët

Adriatik BALLA Në futbollin italian luan një kontigjent cilësor dhe me nivel të lartë i futbollistëve shqiptarë, të cilët kanë “pushtuar” të dy nivelet elitare të futbollit në vendin fqinj, Serinë A dhe Serinë B. Në të parën ka bazuar punën e tij trajneri Silvinjo, pasi aty luan kontigjenti kryesor i Kombëtares kuqezi, kurse në Serie B ka elementë premtues që presin ftesën nga tekniku brazilian. Së fundmi mediat italiane zbulojnë se në Serie B ka elementë që radhiten pas italianëve për numrin e golave të shënuar e kjo statistikë tregon shumë. Nga ana tjetër, një nga lojtarët e Kombëtares, Mario Mitaj, është bërë protagonist së fundmi me Al Itihad në Arabi, duke lënë pas periudhën kur qëndronte në stol por tani është lider në...