Shkëndijës i ikën fitorja nga duart në minutën e 100, kuqezinjtë befasohen në fund nga Jagiellonia

Shkëndijës i ikën fitorja nga duart në minutën e 100, kuqezinjtë befasohen në fund nga Jagiellonia

Shkëndija nuk ka shkuar më larg se një barazim kundër Jagiellonias. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Konferencës ka përfunduar me shifrat 1-1. Kuqezinjtë e Tetovës kaluan të parët në epërsi. Liridon Latifi gjeti i pari rrugën e rrjetës, teksa gjatë ekzekutimit të një goditjeje nga këndi në minutën e 48 arriti të zhbllokonte rezultatin. Por kur në Shkup pritej vetëm vërshëllima përfundimtare për të festuar fitoren, ndodhi befasia e madhe. Jagiellonia barazoi rezultatin në minutën e 10 të shtesës. Goli i shënuar në sekondat e fundit nga Lozanoja i hoqi fitoren nga duart Shkëndijës. Tashmë skuadra shqiptare numëron një fitore, një barazim dhe një humbje në Ligën e Konferencës./Sport Ekspres/