Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pas reagimit të komisioneres Marta Kos, Berisha tërheq deklaratën për Gonzaton? Kreu i PD: I kërkoj të falur, por…
Pas reagimit të Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, kreu i demokratëve Sali Berisha, i cili u kritikua për deklaratat e tij ndaj ambasadorit Silvio Gonzato, bëri një reagim për mediat. Ai deklaroi se nuk merret me jetën personale të askujt, teksa thekson që ka përdorur deklaratën e vetë zyrtarit të lartë europian për zgjedhjen që ka bërë në jetë. Pyetje: Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin e ka cilësuar sulm të papranueshëm deklaratën tuaj për ambasadorin Gonzato dhe thekson se barazia gjinore është në linjë me direktivat e BE. Keni kërkim falje për ambasadorin? Sali Berisha: Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por në qoftë se ambasadori Gonzato një deklaratë të bërë publike vetë se, kam qenë i martuar dhe djalin...