VIDEO/ Berisha: Akti i sotëm i parlamentit krahasohet me Kushtetutën e 1976-ës, kur Shqipëria u shpall shteti i vetëm ateist në botë

VIDEO/ Berisha: Akti i sotëm i parlamentit krahasohet me Kushtetutën e 1976-ës, kur Shqipëria u shpall shteti i vetëm ateist në botë

Në një reagim të fortë ndaj aktit të fundit të mazhorancës duke miratuar ligjin për ‘Gjininë’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka krahasuar këtë vendim me kushtetutën e vitit 1976, që e ktheu Shqipërinë në vendin ateist të vetëm në botë.  Duke përshëndetur qytetarët që protestuan gjatë gjithë ditës, Berisha e cilëson këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj familjes dhe edukimit të fëmijëve, duke e vendosur Shqipërinë në një rrugë të veçantë krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian.Sipas tij, ndërsa shumica e vendeve europiane ruajnë sistemin aktual edukativ, Shqipëria po shkon drejt një ligji që cenon themelin e strukturës familjare, duke detyruar qytetarët të reagojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Prononcimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:...