Pajisjet që nuk duhen lidhur me një kabllo zgjatuese

Pajisjet që nuk duhen lidhur me një kabllo zgjatuese

Kabujt zgjatues janë ndër pajisjet më të zakonshme në çdo shtëpi – të përshtatshëm për të lidhur më shumë pajisje elektrike në të njëjtën kohë. Megjithatë, përdorimi i tyre i gabuar mund të sjellë pasoja serioze për sigurinë. Në vend që të jenë një zgjidhje e përkohshme, në shumë raste ato shndërrohen në burim të përhershëm energjie për çdo gjë: nga karikuesit e telefonave deri te ngrohësit. Dhe pikërisht këtu lind rreziku – jo të gjitha pajisjet janë të sigurta për t’u lidhur me kabllo zgjatuese, raporton Vijesti.   Ngrohës dhe radiatorë Ky është ndoshta gabimi më i zakonshëm dhe më i rrezikshëm. Ngrohësit konsumojnë shumë energji dhe gjenerojnë nxehtësi, e cila mund ta mbinxehë shpejt kabllon. Nëse izolimi shkrihet, një shkëndijë e vogël mjafton...