Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi
Aeroporti i Vlorës do të jetë i përfunduar sipas kontratës, por operimi në të do të shtyhet përtej 1 marsit. Kështu u shpreh këtë të enjte Behgjet Pacolli, i cili në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan tregoi versionin e tij për çështjen e aeroportit të Vlorës. “Në datën 1 mars nuk është reale që të fluturojnë, por aeroporti do të kryhet ashtu siç e sheh kontrata në shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Pacolli. Sipas tij, ndërtesat do të jenë të mbaruara komplet, por për shkak të një mase siguruese nga gjykata, entiteti Vlora International Airport (VIA) nuk mund të punojë për të siguruar operimin e fluturimeve. “Ka një masë siguruese që u lëshua para disa javëve, që totalisht e ka bllokuar...