Behgjet Pacolli flet me shifra të frikshme, tregon sa ka kushtuar deri tani Aeroporti i Vlorës

Behgjet Pacolli flet me shifra të frikshme, tregon sa ka kushtuar deri tani Aeroporti i Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli në një intervistë për një emision televiziv ka folur për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, akuzat, bashkëpunëtorët dhe paratë e shpenzuara. Behgjet Pacolli tha se deri më sot kostoja ka shkuar në rreth 140 milionë euro. Pacolli u shpreh se 56 milionë euro i ka marrë kredi në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa theksoi se këto para janë marrë duke lënë kolateral hotelin, shtëpinë dhe fabrikat e tij. “Hoteli, shtëpia, dhe fabrikat e mia, janë kolateral tek një bankë e nivelit të dytë. Kjo kredi 56 milionë euro është marrë komplet me kolateralin tim. Besoj se deri tani Aeroporti i Vlorës ka shkuar rreth 140 milionë euro.”-tha Pacolli. Begjet Pacolli u shpreh se nuk ka paguar asnjë ryshfet për të...