Shkarkimi i Begaj/ Rrëzohet kërkesa e PD-së, ja si votohet në Kuvend

Shkarkimi i Begaj/ Rrëzohet kërkesa e PD-së, ja si votohet në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Pas një seance me debate të gjata, votimi përfundoi me 77 vota pro nga mazhoranca për rrëzimin e kërkesës, 32 kundër nga opozita dhe asnjë abstenim, duke mos arritur shumicën e nevojshme për të miratuar shkarkimin. Kujtojmë se Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Sipas PD, Begaj dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës, ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore. “Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj...