Miratohet projektligji për barazinë gjinore

Miratohet projektligji për barazinë gjinore

Me 77 vota pro dhe 36 vota kundër është miratuar në Kuvend projektligji në parim për barazinë gjinore. Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës. Projektligji “Për barazinë gjinore”, ka për qëllim harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave. Sipas relacionit shpjegues, ligji i ri do përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues për të siguruar mundësi të barabarta në punësim, arsim, përfaqësim në vendimmarrje dhe mbrojtje nga çdo formë diskriminimi me bazë gjinore. /vizionplus.tv