Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Projektligji për barazinë gjinore, Pano: Edhe më i keq se 7501, cenon dinjitetin njerëzor
Kuvendi i Shqipërisë vijon debatet për projektligjin për barazinë gjinore, i cili ka shkaktuar përplasje të forta në sallë, por edhe në opinionin publik. Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan Pano, i ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, e ka cilësuar këtë projektligj si shkatërrues për familjen shqiptare. Sipas tij, ky projektligj konsiderohet edhe më i keq se famëkeqi 7501, ligj i cili u mori tokat shqiptarëve pas rënies së komunizmit. Pjesë nga biseda: Borakaj: Pse jeni kundër një projektligji të tillë? Çfarë sjell ndryshe nga ai që kemi aktualisht? Pano: Në emrin dhe titullin e tij, “Projektligj për barazinë gjinore”, të gjithë ne duam barazi gjinore, duam të mos ketë dhunë. Por te përkufizimet futet “kali i Trojës”, një...