Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë
Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025 të jetë në rrugë për t’u renditur në mesin e viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, thanë Kombet e Bashkuara më 6 nëntor, duke theksuar se ky trend ende ka gjasa të ndalet. Ndërkohë, edhe pse ky vit nuk do të kalojë 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ai do të renditet i dyti ose i treti, duke mbyllur një dekadë me nxehtësi të paprecedentë, tha Agjencia për klimën dhe motin e OKB-së në një raport të publikuar, teksa udhëheqësit botërorë u mblodhën në Amazonën braziliane përpara Samitit të Klimës COP30 të OKB-së që do të mbahet javën e ardhshme. Këto zhvillime “nënkuptojnë se do të jetë praktikisht e pamundur të kufizohet...