Gazment Bardhi për Ballukun: “Ka frikë të dalë në Parlament për 50 mln euro”

Gazment Bardhi për Ballukun: “Ka frikë të dalë në Parlament për 50 mln euro”

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me mungesën e zv.kryeministres Belinda Balluku në seancën e sotme plenare në Kuvend. Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shkruan se Balluku ka frikë të vijë në Parlament për të dhënë llogari për vjedhjen e 50 milionë eurove të taksave të shqiptarëve. Ai shton me nota ironie se Balluku është futur në tunel dhe i dërgon mesazhe Edi Ramës për t’i treguar atij se krimin e kanë bërë bashkë. Sipas Bardhit heshtja e ministres tregon pranim të krimit dhe se ajo e ka kryer vjedhjen me vetëdije të plotë. Reagimi i Bardhit E pandehura në ilegalitet! Me akuzën penale të abuzimit në tendera, e pandehura Belinda Balluku ka frikë të vijë në Parlament dhe të japë...