Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat
Rritja e paralajmëruar e pensioneve sjell më shumë premtime se zgjidhje. Qeveria e quan “revolucion”, por ekspertët thonë se është vetëm një bonus i përkohshëm që nuk ndryshon realitetin e varfërisë. Ndërsa skema e pensioneve mbetet e paqëndrueshme, të moshuarit vazhdojnë të jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Nga janari 2026, qeveria shqiptare premton një “revolucion” për pensionet. Sipas planit të shpallur nga Kryeministri Edi Rama, pensionet e të gjitha kategorive do të rriten çdo muaj, përveç indeksimit vjetor që aplikohet zakonisht. Por, ekspertët thonë se nuk bëhet fjalë për një reformë të mirëfilltë, por për një bonus mujor të përkohshëm që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 455 milionë euro në total. Ndërkohë, vetë skema e pensioneve vazhdon të jetë e dështuar dhe e...