Spiropali indinjuar nga Berisha: Qeveria distancohet plotësisht nga retorika e urrejtjes

Spiropali indinjuar nga Berisha: Qeveria distancohet plotësisht nga retorika e urrejtjes

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X”, për deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato. Ajo ka shprehur indinjatën për këtë veprim, teksa shkruan se Qeveria shqiptare e Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga qëndrime të tilla. “Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme. Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm. Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla. Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria...