Ukraina: Luftimet në jug janë mjaft të ashpra, ç’po ndodh në vijën e frontit

Ukraina: Luftimet në jug janë mjaft të ashpra, ç’po ndodh në vijën e frontit

Forcat mbrojtëse jugore të Ukrainës kanë ndarë një përditësim mbi luftimet në rajonet e Dnipropetrovsk dhe Zaporizhia. Sipas mediave të huaja, aty thuhet se disa pretendime rreth përparimeve ruse atje “nuk korrespondojnë me realitetin”. Po ashtu, Forcat ukrainase shtojnë se “në të vërtetë, situata në drejtimet e Oleksandrivs’k, Hulyaipil dhe Orikhiv është mjaft e tensionuar: vetëm gjatë ditës së kaluar, janë regjistruar pothuajse 50 përleshje luftarake me armikun.” Por Forcat Ukrainase theksojnë se asnjë nga vendbanimet nuk është nën kontrollin rus, shkruan A2 CNN. Në vend të kësaj, Forcat ukrainase kanë ndarë përditësimet e mëposhtme: “Luftime të ashpra” vazhdojnë në Pavlovka, me ushtrinë e Ukrainës që thotë se “brigadat e saj heroike” po e mbajnë vijën e frontit; Një zonë gri po mbahet në Plavni,...