Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Pse s’e fut në burg Berishën?”, Kulla tregon bisedën me Fatos Nanon: Shihte më larg se të tjerët
Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla, në emisionin “Real Story”, në ABC News foli për rrugën politike të Fatos Nanos, zgjedhjen e tij në krye të PS, burgosjen e tij si edhe vendimin e tij për të marrë përsipër për të ringritur Partinë Socialiste. Gjatë intervistës, ai ka ndarë edhe një bisedë të bërë mes tij dhe Fatos Nanos, për Sali Berishën. Kulla kujton se në ato kohë të vështira të situatës politike, i ishte drejtuar Nanos me pyetjen; “Përse nuk e fut në burg Berishën”? Ndërsa siç tha Kulla, përgjigja ishte se nuk do të niste një luftë civile për gjëra të tilla, duke shtuar se Nano shihte gjithmonë më larg se të tjerët. “Historia e tij është unike për shkak të faktit që ishte kundërpedal...