Deklaratat e Berishës, Spiropali: Sulm i paprecedent ndaj ambasadorit të BE-së

Deklaratat e Berishës, Spiropali: Sulm i paprecedent ndaj ambasadorit të BE-së

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali ka reaguar sot më 6 nëntor, në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha, për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato. Spiropali shprehet se është tepër e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian dhe vlerave të BE-së në parlament ditën e sotme. “Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme. Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm. Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla. Sot, është rasti...