Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Reagimi i Marta Kos/ Berisha nuk tërhiqet: Nuk kam fyer asnjë ambasador
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas postimit të komisioneres europiane për Zgjerim, Marta Kos për sulmet ndaj amabasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Berisha tha se gjatë deklaratave të tij nuk ka bërë fyerje ndaj asnjë ambasadori por e ka pyetur Gonzaton të tregojë se cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ai ka këmbëngulur se asnjë direktivë e Bashkimit Europian nuk e ka këtë terminologji. “Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori por kam shprehur mendimet e mia këtu sic do ti shpreh hapur në çdo rast. Kam kërkuar nga ambasadori Gonzato të na tregojë se cila direktivë e BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ekspertë të shquar që unë njoh më kanë konfirmuar se...