Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tajfuni i fuqishëm “mbërthen” Vietnamin, autoritetet nën alarm, në Filipine të paktën 114 viktima
Tajfuni Kalmaegi ka goditur tashmë Vietnamin, pas një stuhie të shkatërrimtare që përmbyti Filipinet dhe vrau të paktën 114 persona. Tajfuni Kalmaegi godet Vietnamin, pasi la pas shkatërrim Erërat e fuqishme, që arrijnë deri në 149 km/orë (92 mph), kanë shpërthyer në plazhin Quy Nhon dhe në disa provinca të Vietnamit qendror, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke vënë në rrezik jetën e qindra mijëra njerëzve. Përpjekjet e shpëtimit janë intensifikuar me shpalljen e gatishmërisë nga ushtria e Vietnamit, e cila ka dislokuar mbi 260,000 ushtarë dhe më shumë se 6,700 automjete për të ofruar ndihmë pas stuhisë. Aeroportet janë mbyllur dhe disa fluturime janë anuluar për shkak të kushteve ekstreme të motit. Kalmaegi arriti në Vietnam pas një kalimi shkatërrues në Filipine, ku...