Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lapsusi i Niko Peleshit shkakton të qeshura në sallën e Parlamentit, i drejtohet Këlliçit me “z. Balluku” (Video)
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka shkaktuar të qeshura sot në sallën e seancave plenare pasi iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, si Zoti Balluku, teksa i dha fjalën për procedurë. “Për procedurë z. Balluku, Këlliçi! Ndjesë për lapsusin”, u shpreh kryeparlamentari, ndërsa deputetët shpërthyen në të qeshura. Ky lapsus i kryeparlamentarit është bërë viral në rrjete sociale ndërsa dukshëm, Niko Peleshi e mori me shumë sportivitet dhe kërkoi ndjesë.