Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët
Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë se ka shpërdoruar fondet publike për përfitime personale, duke zhvatur qytetarët shqiptarë. Ai shtoi se administrata qeverisëse ka dështuar në menaxhimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, duke përmendur tunelin e Llogarasë, Eco Park, sterilizimin, si dhe rrugën Thumanë-Kashar, ku siç shtoi ai janë shpenzuar 25 milionë euro për kilometër. Balliu akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se me një firmë mori 50 milionë euro, në rastin e tenderit të tunelit të Llogarasë, vlera e të cilit u rrit në 190 mln euro. Për shkak të korrupsionit, tha Balliu, BE ka ndërprerë fondet për bujqësinë shqiptare. “Ju jeni bërë miliarderë me lekët e shqiptarëve. Shqiptarët zgjodhën kurbetin, 1 në 4 shqiptarë ndodhet në mërgim. Përgjegjësi e kujt është kjo? E fitoreve...