Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Wesley Clark do të dëshmojë në dy seanca në Hagë
Më 18 dhe 21 nëntor ish-komandanti suprem i Forcave të Natos Ëesley Clark do të dëshmojë në gjyqin për ish-krerët e UÇK-së. Gjykata Speciale në Hagë ka miratuar një kërkesë të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me dëshminë e Ëesley Clark, ish-komandantit suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, i cili pritet të dëshmojë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për dëshminë e Clark, Specialja njoftoi se do të japë një ditë shtesë, siç u kërkua. “Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”, thuhet në njoftim. Trupi Gjykues konsideroi se “kjo ditë...