Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Marta Kos kritikon deklaratën e Berishës: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, pjesë integrale e ligjit të BE-së
Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në lidhje me orientimin e tij seksual. Kos shkruan se sulmi është i papranueshëm, dhe se deklaratat që Gonzato ka bërë në lidhje me barazinë gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe jo deklarata personale. “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.