Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Rama i kërkon ndjesë Marta Kos për deklaratën e Berishës: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, duke iu drejtuar Marta Kos. Teksa i kërkon ndjesë Komisioneres Europiane për Zgjerimin, kreu i socialistëve shkruan se “le të lehin qentë, karvani ecën përpara”. “Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkruan Rama në X.