Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Skandali në Miss Universe 2025/Drejtuesi ofendon meksikanen, konkurrentet lënë garën
Konkursi i Miss Universe 2025, që zhvillohet këtë vit në Bangkok, është përfshirë nga një skandal i madh pas një përplasjeje të hapur midis drejtuesit tajlandez të garës, dhe Miss Meksika. Ajo që pritej të ishte një festë bukurie dhe fuqizimi për gratë u kthye në një moment tensioni dhe polemikash. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie shpërndarjeje çmimesh, e transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të konkursit në Facebook. Drejtuesi tajlandez e pyeti Miss Meksikën për mungesën e saj në një xhirim sponsori më herët gjatë ditës dhe, pasi ajo nuk dha menjëherë përgjigje, e quajti “budallaqe” përpara të gjithëve. Bosch refuzoi të poshtërohej dhe ruajti dinjitetin e saj duke u larguar nga ceremonia në heshtje. Momente më vonë, disa konkurrente të tjera, përfshirë edhe fituesen actual të Miss Universe, e ndoqën atë në shenjë solidariteti, duke...