Berisha paralajmëroi protesta, Ilir Vrenozi: Lëri protestat doktor, 5 veta do të vijnë, hyni në grevë urie…

Berisha paralajmëroi protesta, Ilir Vrenozi: Lëri protestat doktor, 5 veta do të vijnë, hyni në grevë urie…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri sot sërish thirrje për protesta përpara Kryeministrisë, pasi doli nga salla e Kuvendit.  “Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë. Koha ka kaluar. Ne do jemi sa më shpejt aty”, tha Berisha.  Ndërkohë me këtë ‘strategji’ të Berishës nuk është dakort demokrati i famshëm dhe një ndër militantët më të flaktë të kreut të PD-së, Ilir Vrenozi.  Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Vrenozi i kërkon Berishës të mos tallet duke folur për protesta, se 5 vetë i kanë ngelur dhe nuk i shkon njëri nga prapa, ndërkohë që i kërkon të futen në grevë urie.  “O Doktor, lëre protestën, se 5 veta do të vijnë, ore! Hyni në grevë urie, juve aty në Parlament, futi ata aty, ata që ke aty, ata që...