Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pjesëmarrja e baritonit rus në Verona anulohet, akuzohet për mbështetje të Putinit
Arena e Veronës njoftoi sot se baritoni rus Indar Abdrazakov nuk do të marrë pjesë në shfaqjet e operës Don Giovanni të Wolfgang Amadeus Mozartit, të planifikuara për janarin e ardhshëm në Teatrin Filarmonik të qytetit, sepse është mbështetës i Vladimir Putinit. Ai do të zëvendësohet nga një artist tjetër sepse konsiderohet një mbështetës aktiv dhe i zjarrtë i Presidentit rus Vladimir Putin.Vendimi u mor pas një ankese nga Fondacioni i themeluar nga disidenti rus Alexei Navalny. “Vitin e kaluar, Abdrazakov ishte një person i besuar i Putinit në fushatën e tij zgjedhore presidenciale dhe tani është përgjegjës për Teatrin e Operas dhe Baletit të Sevastopolit në Krimenë e pushtuar ukrainase”, tha Fondacioni Kundër Korrupsionit në një deklaratë. Një rast i ngjashëm me atë të...