Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, duke iu drejtuar Marta Kos. Teksa i kërkon ndjesë Komisioneres Europiane për Zgjerimin, kreu i socialistëve shkruan se “le të lehin qentë, karvani ecën përpara”. “Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkruan Rama në X. We apologize for the insulting way in which a very noble law, fully aligned with EU principles of gender equality and...