Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e dy vëllezërve/ Autori i dyshuar, me të kaluar kriminale
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në një fshat të Malishevës, konfirmuan autoritetet në Kosovë. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë se dorasi i dyshuar kishte të kaluar kriminale dhe më herët gjatë vitit kishte qenë në paraburgim. “Prokurori i Shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më 06.04.2025 është paraqitur me kërkesë të caktimit të paraburgimit, e cila po të njëjtit i është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, më 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I., për veprat penale ‘dhunë në familje’ dhe ‘kanosje’”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë. Ndërkaq, sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, autoritetet ende...