Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Rikthehet Dafina Zeqiri, publikon këngën ”Ku shkove natën”. Një krijim rrënqethës
Showbiz E Enjte, 6 Nëntor 2025 18:46 Dafina Zeqiri është rikthyer pas pauzës së ëmbël, dhe sot ka publikuar projektin e shumëpritur, këngën e saj më të re “Ku shkove natën”. Ky projekt i paralajmëruar kohë më parë nga vetë artistja u prit me padurim dhe entuziazëm të madh nga fansat e saj. Kënga përmban një kombinim të veçantë të ritmeve nostalgjike dhe një teksti emocional. “Ku shkove natën” shfaq Dafinën në një dimension më të thellë artistik, duke treguar aftësinë e saj për të lidhur emocionet me muzikën në mënyrë autentike dhe magjepsëse. Përveç këngës, projekti është shoqëruar edhe me një videoklip tërheqës, ku Dafina shfaqet në disa paraqitje të ndryshme, secila më elegante dhe e mrekullueshme se tjetra.