Pas gjithë sherreve, Jozi ulet në drekë me babain e Stresit, çfarë po ndodh?

Pas gjithë sherreve, Jozi ulet në drekë me babain e Stresit, çfarë po ndodh?

Një kthesë e papritur ka ndodhur në marrëdhënien mes Stresit dhe Jozefin Markut (Jozit), pas muajsh tensionesh, deklaratash publike dhe përplasje të hapura në rrjet. Së fundmi, Jozi ka publikuar në Instagram disa foto nga një drekë ku ai shfaqet së bashku me Sali Lushajn, babain e Stresit, gjë që menjëherë ndezi aludime për një paqe të mundshme mes palëve. Takimi vjen pas një periudhe të gjatë konfliktuale, që filloi pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, ku dy reperat shkëmbyen kritika dhe akuza publike. Për një kohë, madje qarkulloi edhe një video ku Jozi i kërkonte Stresit ta puthte, moment që u komentua gjerësisht, por më pas u mohua nga vetë Stresi, i cili tha se përqafimi nuk ishte miqësor dhe se...