Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘S’ka doktor për ty’/ Zegjine Çaushi përplaset me Klevis Balliun: Ti bukurosh vjen nga një familje hajdutësh
Klevis Balliu dhe Zegjine Çaushi TIRANË-Debatet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës vijojnë në Kuvend, ku një përplasje me akuza ka ndodhur mes Klevis Balliut dhe Zegjine Çaushit. Pas përfundimit të fjalës së deputetit të PD, Klevis Balliu, foltoren e mori deputetja e PS, Zegjine Çaushi. Gjatë fjalës së tij, Balliu nuk kursye kritikat ndaj administratës: “Ta quash administratë europiane, duhet të jesh i çmendur. Kërkoni ndjesë, administrata vetëm ka vjedhur. Nuk është administratë, por organizatë e mirëfilltë kriminale.” Pas tij fjalën e mori deputetja socialiste, Çaushi e cila ironizoi Balliun, duke i thënë se ishte personi që nuk duhet të flasë për administratën. “Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të...