Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Infermieria e Partizanit është mbushur plot, tre prej lojtarëve të dëmtuar kanë mbyllur vitin 2025
Partizani është përballur me katër dëmtime të rënda gjatë këtij sezoni. Bëhet fjalë për Albers Kekon, Amos Nondin, Mateo Çipin dhe Karlos Martinezin. Ky i fundit pritet të kthehet pas më tepër se dy muajsh mungesë, pasi theu dorën në stërvitje. KEKO- Sulmuesi ishte ndër të preferuarit e trajnerit Skënder Gega. Keko fitoi besimin si titullar, ndërsa u aktivizua në ndeshjen me Kaljun në Estoni. Në pjesën e parë u detyrua të largohet nga fusha e blertë me barelë dhe lot në sy. Vendin e tij e mori Elson Himallari, vetëm 16 vjeç. Për të ishte një debutim historik. Keko iu nënshtrua operimit dhe do të kthehet në vitin 2026. NONDI- Partizani afroi një mesfushor, i cili që në stërvitjen e parë tregoi aftësi dhe u shfaq...