Deklarata e Berishës ndaj Gonzatos, reagon Marta Kos: E papranueshme! Barazia gjinore pjesë e ligjit të BE

Deklarata e Berishës ndaj Gonzatos, reagon Marta Kos: E papranueshme! Barazia gjinore pjesë e ligjit të BE

Marta Kos TIRANË-Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore. Berisha gjatë fjalës së tij akuzoi Gonzaton se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. "Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit. Ky ligj de fakto në...