Edukoi dhe mësoi me dhjetëra breza, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur në vendin tonë

Edukoi dhe mësoi me dhjetëra breza, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur në vendin tonë

Dushë Dega, mësuese në shkollën 9 vjeçare “Besëlidhja e Malësisë” në Bajram Curri, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 56 vjeçare. Lajmi ka tronditur familjen, kolegët dhe gjithë qytetin, për ikjen e një prej arsimtareve të dalluara të Tropojës. Shkolla “Besëlidhja e Malësisë” ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ikjen e mësueses Dushë Dega, duke shkruar se ajo ishte jo vetëm një arsimtare e dashur, por edhe një nënë e përkushtuar që nga sot do ju mungojë të gjithëve. “Sot kolektivi i shkollës sonë është i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mësueses sonë të dashur Dushë Dega. Një nënë e përkushtuar, një mësuese e dashur dhe një mike e mirë, që me dashurinë, durimin dhe përkushtimin e...