Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë, në pushtet qëndron prej 43 vitesh
Paul Biya, 92-vjeçari udhëheqës i Kamerunit, ka betuar për një mandat tjetër shtatëvjeçar si president, duke vazhduar dominimin e tij për më shumë se katër dekada në pushtet. Ceremonia e betimit u zhvillua në parlamentin e Kamerunit në kryeqytetin Yaoundé, pas një fushate zgjedhore të kontestuar dhe një fitoreje të diskutueshme. Biya, që është lideri më i vjetër në botë, fitoi 54% të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar, përballë rivalit të tij Issa Tchiroma Bakary, i cili mori vetëm 35% të mbështetjes. Megjithatë, Bakary e ka kundërshtuar rezultatin, duke e akuzuar administratën për mashtrim të zgjedhjeve, një akuzë që autoritetet e kanë mohuar. Shpallja e fitores së Biyas shkaktoi protestat të dhunshme në të gjithë vendin, me tensione të shumta dhe përplasje me...