“Deputetët e PD në Kuvend me makina 150 mijë euro”, Nikoll Lesi në “Shqipëria Live”: Rama dhe Berisha kanë bërë marrëveshje nën tavolinë

“Deputetët e PD në Kuvend me makina 150 mijë euro”, Nikoll Lesi në “Shqipëria Live”: Rama dhe Berisha kanë bërë marrëveshje nën tavolinë

Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi e sheh me shqetësim situatën politike në vend, teksa shprehet se problemi më i madh i demokracisë është opozita.   Në “Shqipëria Live” në Top Channel me gazetaren Sidorela Gjoni, duke komentuar protestën që Berisha kishte thirrur sot jashtë ambienteve të Kuvendi, ku pjesëmarrës ishin pak veta, Lesi u shpreh se lideri i PD është ai që nuk ngjall besim dhe njerëzit nuk e ndjekin. “Me gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur në qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte një protestë madhështore. As 100 veta nuk ishin. Këto janë pamje që të krijojnë një ndjenjë që kjo opozitë ka mbaruar. Me këto ngjarje që ndodhën në mazhorancë duhet të kishte protesta me të paktën 100 mijë veta....