Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO/ Katastrofa natyrore në Filipine, të paktën 140 të vdekur dhe 127 të zhdukur nga tajfuni “Kalmaegi”! “Nën kërcënim” edhe Vietnami..
Katastrofa natyrore ka goditur rëndë Filipinet dhe tani kërcënon Vietnanim. Tajfuni “Kalmaegi” ka lënë të vdekur të paktën 140 persona, teksa 127 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas përmbytjeve që u shkaktuan nga stuhia. Dëmet materiale gjithashtu në nivel shkatërrimi prej forcës së stuhisë, janë të jashtëzakonshme, informon BBC. Tajfuni goditi Vietnamin me erëra që arritën deri në 149 kilometra në orë, tha Ministria e Mjedisit. “Era është aq e fortë sa asgjë nuk i bën ballë”, tha për AFP-në banori i Vietnamit Vu Van Hao, 48 vjeç. Pjesa qendrore e Vietnamit, që u godit nga tajfuni, veçse ishte përballur me vërshime një javë më herët që vranë të paktën 47 persona. “Ky është një tajfun i madh me kapacitet të tmerrshëm shkatërrues”, tha zyrtari kryesor i provincës Gia Lai, Pham Anh Tuan....