U ngacmua seksualisht në rrugë, presidentja padit autorin: Nëse ma bëjnë mua, çfarë ndodh me gratë e tjera? 

U ngacmua seksualisht në rrugë, presidentja padit autorin: Nëse ma bëjnë mua, çfarë ndodh me gratë e tjera? 

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka njoftuar se ka ngritur një padi kundër një burri që e ngacmoi seksualisht gjatë një ngjarjeje publike në rrugët e Meksikos.  “Nëse nuk e raportoj,  përveç faktit që është krim, atëherë në çfarë pozicioni kanë mbetur të gjitha gratë meksikane?”, u pyet ajo gjate një konference për shtyp.  “Nëse kjo mund t’i ndodhë presidentit, çfarë mund t’u ndodhë të gjitha grave të reja në vendin tonë?”, shtoi ajo.  Ngjarja ndodhi të martën dhe videoja e incidentit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamje shihet presidentja teksa flet me qytetarët në rrugë. Në një moment, ndërsa ajo kthehet për të folur me njerëzit në të djathtë, një burrë i afrohet nga pas, i vendos krahun rreth shpatullës dhe përkulet sikur të...