Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Veliaj e paditi/ Kalaja: Nuk bëj asnjë hap pas
Aulon Kalaja ka bërë me dije se është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale për tu përballur me padinë për shpifje të bërë nga Erion Veliaj. Kalaja deklaroi se seanca është shtyrë pasi Veliaj nuk ka qenë i pranishëm se ndodhet në burg. Seanca është shtyrë për në datën 12 nëntor ora 12:00 dhe gjyqtarja ka vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Sipas gjyqtares në rast se Veliaj nuk do të paraqitet çështja do të pushohet. Kalaja ka theksuar se nuk do të bëjë asnjë hap pas deri në përballjen me Veliajn për të kuptuar se kush është shpifësi. “Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë...