Shembjet në “5 Maji”, hapet procedim penal ndaj Erion Veliajt dhe Arbjan Maznikut

Shembjet në “5 Maji”, hapet procedim penal ndaj Erion Veliajt dhe Arbjan Maznikut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për shpërdorim detyre, pas kthimit te dosjes nga gjykata. Mes personave të kallëzuar janë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-nënkryetari Arbjan Mazniku, ndërkohë që hetimi po ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj. SPAK kishte kërkuar fillimisht pushimin e çështjes, por gjykata e posaçme urdhëroi rihetim. Çështja lidhet me shembjen e banesave në zonën e “5 Majit” gjatë vitit 2022, që nuk ishin dëmtuar nga tërmeti, në kuadër të një projekti për rindërtim dhe rikualifikim urban. Vendimi i kontestuar për prishjen e 170 banesave në zonën e “5 majit”, që nuk ishin dëmtuar nga tërmeti, krijoi një tjetër grup të madh të pastrehësh. Ky vendim la pa një çati...