Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
‘8.2 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë pa faturë’ Braçe: U paguan ilaçe për njerëz të vdekur, hemodializa rrjedh para
Erion Braçe TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka risjellë gjetjet e KLSH, por edhe abuzimet në Dogana dhe Tatime. Braçe nxorri një dokument të një gjobe të vënë ndaj një biznesi të vogël në periferi të Tiranës, më konkretisht 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë që i gjetën pa faturë tatimore. Deputeti vlerësoi se KLSH kishte bërë gjetje të rëndësishme në shumë raste, duke nxjerrë në pah qasjen abuzive të drejtorive të caktuara. Sipas tij shpesh zyrtarët tatimorë dalin jashtë çdo sistemi kontrolli, duke shmangur kamerat apo GPS-in gjatë inspektimeve. “Shqetësim është ligjshmëria në fushën e të ardhurave dhe KLSH sjell në vëmendje dy elementë: e para klientizimin që funksionon ende në dogana, veçanërisht në metodat...