Debat në Kuvend për projektligjin e barazisë gjinore/ Balla-Berishës: Burracak që gënjen

Debat në Kuvend për projektligjin e barazisë gjinore/ Balla-Berishës: Burracak që gënjen

Debate të forta janë zhvilluar në Kuvend për projektligjin e barazisë gjinore. Sali Berisha e interpretoi projektligjin si “dërgimin e qenies njerëzore në kafshëri” dhe përmendi disa nene që nuk ekzistojnë në të, si “gjinia e shumëfishtë”. Lidhur me këto pretendime, i ka kthyer përgjigje, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ndër të tjera dënoi edhe sulmin e Berishës ndaj ambasadorit të BE, të cilit kreu i PD, i përmendi orientimin seksual (i cili gjithashtu nuk lidhet aspak me projektligjin). “Zoti kryetar, e dënoj ashpër sulmin që spao ndodhi në këtë Foltore, kundrejt ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ, prej 35 vitesh, kundër ambasadorëve të SHBA, kundër ambasadorëve të tjerë të vendeve mike,...