Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Ngecje në përparim për negociatat”/ Mickoski e “lexon” ndryshe raportin e KE: Jemi para Shqipërisë
“Progres i kufizuar në fushën e drejtësisë, ngecje e theksuar në luftën kundër korrupsionit dhe mosrealizimi i ndryshimit të kushtetutës”-ishin disa nga kritikat në raportin e KE-së për Maqedoninë e Veriut, por që kryeministri i Hrisijan Mickoski i lexon ndryshe. Në raport theksohej se Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë hapa vendimtarë për të përparuar në negociatat brenda këtij viti në union, ndërsa Mickoski shprehet se nëse realizohen ndryshimet kushtetuese, “do të jemi më të mirët, kampionët dhe do të marrim veto të re”. Përveç ndryshimeve kushtetuese, Mickoski thotë se është jashtëzakonisht i kënaqur me vërejtjet në Raport sepse, siç thotë ai, vendi nuk po shkon prapa. “Ka ngecje në disa fusha, të gjithë e dimë se cilat janë, që është sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Vazhdoj të them...