Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës
Raportimi i KLSH përplasi PD me PS në Kuvend, ku opozita hodhi akuza se në raport flitet për 900 milionë euro të vjedhura nga qeveria në dy vite. Deputeti Flamur Noka hodhi edhe akuza ndaj ministrit Toni Gogu duke thënë se “pastori ka misionin e tij në librat e shenjtë, të ndalojë djallin duke tundur temjanin, por nuk ka padrejtësi më të madhe se kur pastori kthen temjanin nga djalli”. Por, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin iu përgjigj duke i kujtuar Nokës akuzat që ka bërë ndaj tij Gazment Bardhi për vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Gogu i tha Nokës se ka detyrimin që të sqarohet në Kuvend mbi akuzat për vilat. “I dashur Flamur, jam ulur këtu si shërbëtor i Republikës i zgjedhur nga kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe jam Ministri i Shtetit...