“Ethet” e listës së Sylvinho-s, të premten shpallen emrat që do të sfidojnë Andorran dhe Anglinë

“Ethet” e listës së Sylvinho-s, të premten shpallen emrat që do të sfidojnë Andorran dhe Anglinë

Rritet kurioziteti dhe ankthi sigurisht mbi listën e lojtarëve me të cilët Shqipëria do të përfaqësohet në dy takimet e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës. Paraditen e të premtes FSHF do të publikojë listën e kuqezinjve të cilët do të jenë në dispopzicion të stafit teknik për ndeshjen kundër Andorës në datë 13 nëntor dhe atë kundër Anglisë më 16 nëntor. Tekniku i kombëtares nuk është njeri i surprizave të mëdha, e gjasat janë që kështu të ndodhë këtë të premten sa i takon emrave të futbollisteve që ai do të ketë nën armë për dy ndeshjet jetike për blindimin e vendit të dytë në grup, që na sigurojnë fazën Play OFF. Porta do të vazhdojë të jete pronë e Tomas Strakoshës, ndërsa...